Lajmet e fundit

Në një vizitë të Ministrit të Diasporës, Valon Murati, që e ka zhvilluar në Mitrovicë ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri, me të cilin kanë diskutuar rreth përgatitjeve rreth pritjes së diasporës pasi viteve të kaluara ka pasur pakënaqësi nga mërgimtarët. Është kërkuar që orari i ofiqarive të zgjatet dhe të punojnë deri në orën 21:00.
Poashtu është diskutuar për mundësinë koordinimit të aktiviteteve kulturore që do të realizohen gjatë Muajit të Diasporës.
Ndër të tjera u diskutua edhe mundësia e takimeve të përbashkëta me bizneset e diasporës në mënyrë që investimet e tyre të mundshme do të mund të kontribuonin në zhvillimin ekonomik të vendit, shkruan Epoka e Re.