Lajmet e fundit

Komuna e Mitrovicës Veriore, ka shpallur konkurs për vende të punës në shëndetësi dhe arsim, njofton Radio KontaktPlus, transmeton Klan Kosova.
Në Departamentin e Shëndetësisë është shpallur konkursin për 21 mjekë të përgjithshëm, dhjetë teknikë mjekësore, teknikë laboratorik, 50 infermierë dhe teknikë mjekësore, si dhe 21 punëtorë administrativ.
Ndërsa Departamenti për Arsim i kësaj komune ka shpallur konkursin për gjashtë pedagogë, sociologë, psikologë, 37 mësues si dhe 23 punëtorë administrativ.
Konkursi mbetet i hapur për 45 ditë dhe aplikacionet duhet të dorëzohen në Departamentin e Personelit në Komunën e Mitrovicës Veriore.