Lajmet e fundit

Në qytetin e Mitrovicës, nga kjo javë mund të shëtitësh me tren.
Kjo falë një projekti që u ndërmor në këtë qytet si atraksion gjatë muajve të verës. Treni përshkon rrugët e qytetit nga sheshi kryesor deri tek liqeni akumulues dhe anasjelltas.
Bileta është 50 cent për një drejtim dhe ky çmim nuk po u duket i lartë mitrovicasve. Transporti me këtë mjet po shihet si zgjidhje e mirë për shmangien e kolonave në trafik.