Lajmet e fundit

Të enjten zyrtarisht LDK e AKR në Mitrovicë e shkëputën koalicionin.
Për këtë arsye kryesia e degës së LDK-së në Mitrovicë, shkoi në selinë qendrore të partisë në Prishtinë për të treguar disa nga shkaqet që i detyruan ata ta braktisin qeverisjen e Agim Bahtirit.
Veç mosmarrëveshjeve sipas kryetarit të degës Safet Kamberit kupa u mbush me shkarkimin e drejtorit të arsimit në komunën e Mitrovicës Pajazit Hajzerit, e që ishte i emëruar nga radhët e LDK-së.
Derisa LDK-ja në Mitrovicë tani do të angazhohet në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, qeverisjes komunale ka mundësi t'i bashkangjitet Lëvizja Vetëvendosje
Kryetari i kësaj të fundit në komunën e Mitrovicës Faruk Mujka i tha televizionit me telefon se në parim ka një gatishmëri për koalicion, por që duhet të behet një marrëveshje në të cilën vetëvendosje do të paraqes kërkesat e saja.
Kronikë e Vullnet Krasniqit.