Lajmet e fundit

Ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë në Shkodër, ku hapi edhe fushatën elektorale për këtë qark, qytetarët shkodran kishin rezervuar një suprizë për të.
Ndërkohë që Basha fliste, në ajër është ngritur nëpërmjet disa tullumbaceve një poster i ish-Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, shkruan gazeta Shekulli.
Jozefina Topalli, e cila ka qenë që prej vitit 1996 deputete e qytetit të Shkodrës është lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetet të PD-së, për zgjedhjet e 25 qershorit.