Lajmet e fundit

Kosova ka të drejtë për ta formuar forcat profesionale që do të merren me sigurinë, tha sot në Beograd, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell dhe shtoi se kjo nuk do të ishte një kërcënim për Serbinë dhe serbët.
"Kosova ka të drejtën të formojë forca profesionale të sigurisë e cila do të merret me siguri ku do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës", tha Mitchell në një konferencë shtypi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.