Lajmet e fundit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se përkundër reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.
“Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e MIT-së janë në terren gjatë gjithë kohës duke pastruar rrugët nacionale, regjionale dhe autostradat. Pritet që nga mesi i ditës së shtunë gjendja të përmirësohet edhe më tej pasi që nëpër rrugë që nga mëngjesi është duke u hedhur kripë”, ka deklaruar zëvendësministri Rexhep Kadriu.