Ushtria amerikane i është bashkuar një hetimi për rrëzimin e një aeroplani në lindje të Afganistanit të hënën.
Zyrtarët lokalë fillimisht thanë që aeroplani i cili u rrëzua në distriktin Deh Yak, provinca Ghazni, i përkiste linjës ajrore shtetërore Ariana.
Por linja ajrore e mohoi këtë, duke nxitur pyetje në lidhje me origjinën e avionit dhe shkakun e rrëzimit.
Agjensia iraniane e lajmeve Hardline Fars, postoi pamje për të cilat tha se ishin të avionit të rrëzuar, me shenja të Forcave Ajrore të SHBA-ve.
Videot dhe imazhet e postuara në llogaritë e mediave sociale në Fars, duket se tregojnë një aeroplan Bombardier E-11A, aeroplan i Forcave Ajrore të SHBA-ve.
Ushtria amerikane përdor këtë lloj aeroplani për mbikëqyrje elektronike mbi Afganistan.
?هواپیمای سقوط کرده در غزنی افغانستان؛ نشان «نیروی هوایی ارتش آمریکا» بر روی بدنه این هواپیما دیده میشود pic.twitter.com/qzDVtoLvsv