Lajmet e fundit

Fituesja e “Miss Turkey 2017” ka mbetur pa kurorën e saj, pasi është zbuluar një postim i saj i mëparshëm në Twitter.
Itir Esen, 18 vjeçare, kishte postuar një shkrim lidhur me tentimin për grusht shtet të vitit të kaluar në Turqi, duke e krahasuar gjakderdhjen e ciklit të saj menstrual me atë të “martirëve”, siç i quan Erdogan, të cilët vdiqën gjatë grusht shtetit të 15 korrikut.
Organizatorët e konkursit reaguan duke thënë se postimi i vajzës ishte i papranueshëm dhe morën vendimin për heqjen e kurorës vetëm pak orë pasi ajo u kurorëzua si Miss.
Ndërsa vetë Esen ka thënë që postimi i saj nuk ishte politik.