Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me kryesuesen e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi, dhe drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, pritën në takim Zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës italiane në Kosovë, Ugo Ferrero, si dhe delegacionin e mjekëve dhe punëtorëve tjerë në kuadër të misionit të Gift of Life. ShSKUK bën të ditur se ky mision për një javë ka trajtuar 25 fëmijë me probleme në zemër, njofton Klankosova.tv.
“Në kuadër të misionit të Gift of life, për një javë në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive kanë qëndruar 14 punëtorë shëndetësorë, 8 nga Italia dhe 6 nga Amerika, të cilët kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër dhe 15 të tjerë janë trajtuar përmes metodave të kardiologjisë invazive.” thuhej në një postim në Facebook të ShSKUK-së.
Tutje shpjegohet se gjatë takimit, u falënderua Qeveria, populli dhe mjekët italian, për ndihmat e vazhdueshme që po japin për shëndetësinë kosovare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.