Lajmet e fundit

Amerikani Matthew Palmer e europiani Miroslav Lajçak, po tentojnë që bashkë të gjejnë zgjidhjen e problemeve mes Kosovës e Serbisë.
E vendet që këta dy i përfaqësojnë, kanë edhe një konflikt të hapur, në Lindjen e Mesme, njofton Klan Kosova.
Nga shumë qarqe është kërkuar ndërmjetësim më i madh i SHBA-së dhe BE-së që të bëjnë zgjidhjen paqësore mes Palestinës e Izraelit.
E në një far forme, Amerika ka bashkëpunuar me evropianët edhe për zgjidhjen e telasheve mes Greqisë e Maqedonisë karshi emërtimit të kësaj të fundit.
Njëjtë siç po bëjnë edhe për telashet e reja mes Maqedonisë e Bullgarisë.
Por, SHBA e BE ndërmjetësuan me diplomaci e forca ushtarake edhe në Afganistan, Irak, Guinea Bissau, Kongo e Afrikë Qendrore.
Porse, një profesor i shkencave politike thotë se në shumë raste dështoi suksesi i tyre. Sipas Dorajet Imeri, nga konfliktet ndërkombëtare, qoftë në Somali, pastaj në Afganistan e Irak, por paraprakisht në Bosnje e më vonë në Kosovë nuk është se shtetet e Europës kanë treguar se janë në një linë me SHBA.
E mos arritja e gjuhës së përbashkët mes shteteve evropiane, dhe Amerikës, sipas Imerit ndodh si rezultat i mos përputhjes së vet shteteve anëtare të BE brenda vetvetes në politikën e jashtme.