Lajmet e fundit

Mis Kolumbia, Arianda Gutierrez ka filluar të reflektojë mbi eksperiencën e saj në Miss Universe.
Ajo shfrytëzoi profilin e saj në instagram që t’i shprehte falënderimet për mbështetësit dhe ndjekësit e saj, pasi që gabimisht u kurorëzua si fituesja e garës në Miss Univberse.
“Pa stuhisë vjen qetësia”, ka shkruar Gutierrez e cila është 21 vjeçare. “Dua të ju falënderoj të gjithë juve që keni dërguar mesazhe mbështetëse”.
Të dielën, nikoqiri i mbrëmjen e Miss Universe, Steve Harvey, aksidentalisht shpalli Mis Kolumbinë si fituese të garës, mirëpo në fakt, ishte Mis Filipine Pia Alonzo ajo që ishte fituesja e vërtetë.
“Të gjithëve na shkruhet gati, dhe fati im ishte ky. I solla gëzim vendit tim duke qenë fituesja e Miss Universe për vetëm pak minuta”, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/_nRgYZNvS7/?taken-by=gutierrezary