Lajmet e fundit

Emisari i Posaçëm i Bashkimit për dialogun Kosovë-Serbi Evropian Miroslav Lajçak, do ta vizitojë nesër Kosovën.
Lajçak do të zhvilloj një takim me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
Lajmin për Klan Kosovën e kanë konfirmuar Zyra e Kryeministrit.
Në ndërkohë nuk dihet ora e takimit dhe agjenda e përfaqësuesit Special të BE-së.
"Po, është e vërtetë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Kosovë dhe do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti. Për orën e takimit do të njoftoheni nesër nga zyra jonë, ndërsa rreth agjendës së z. Lajçak ju lutem drejtohuni tek zyra e BE-së në Kosovë".
Ndë ndërkohë Lajçak, ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.