Lajmet e fundit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku ka folur në lidhje me formën e mirë që është duke kaluar te klubi kroat Osijek.
Daku në “Futbolli n’tjetër nivel’ potencoi se ëndrra e tij është të luajë në kampionatin italian Serie A, njofton Klankosova.tv.
“Të gjitha këto që kemi arritur është falë punës të madhe që e kemi bërë gjatë gjitha fazave përgatitore, falë besimit të trajnerit Ismet Munishit dhe trajnerëve të tjerë, të gjitha këto kanë ndikuar që të kem një vit të mirë personal”.
“Për sa i përket transferimit në Serie A, do të vazhdoj të punoj në këtë ritëm dhe ëndrra ime është të arrij të luaj atje”, u shpreh Daku.