Aktorja e njohur serbe Mirjana Karanoviç, e cila po qëndron në Kosovë për edicionin e nëntë të Festivalit të Filmit, ka zgjedhur të ndaj eksperiencën e saj rreth komedisë së fundit të cilën ka prezantuar në PriFilmFest.
Për NIN, aktorja Karanoviç tha se i gjithë filmi ''Requiem for Mrs. J'' është një komedi e zezë që paraqet një grua e cila humb bashkëshortin e saj dhe si e vetme bashkë me dy vajzat tenton ta rimarr jetën, transmeton Klan Kosova.
''Unë luaj grua të moshës sime e cila humb bashkëshortin e saj. Ajo ka humbur punën dhe është e vetme me dy vajza. Njëra më e re dhe tjetra një vajzë energjike e cila përpiqet të mbajë familjen gjallë''.
''Ajo nuk ka askënd dhe asgjë që të mbështetet, ndjen se nuk ka të ardhme për të. Ndihet thjeshtë e padobishme dhe e gjithë filmi është një komedi e zezë'', shprehet aktorja për NIN.
''E kam ditur që kur kemi regjistruar filmin që karakteri apo personazhi im do të ishte tragjik por gjatë gjithë kohës së incizimit të filmit ne po qeshnim, kishte skena absurde. Për mua ishte gjë e mirë sepse regjisori nuk më lejoi të aktrojë. I thash që mund ta ftoni secilën aktore pse po më zgjodhët mua. Çdo kush mund të bëjë gjërat që kam bërë unë dhe pse të mos zgjedhni dikë tjetër''.
''Filmi nuk është plotësisht pikëllues. Nuk jam e sigurt që kjo ka të bëjë diçka me Jugosllavinë. Kjo ka të bëjë me moshën. Sepse kur jeni i ri ju e dini se gjithmonë jeni fitues. Gjëja më e mirë e këtij filmi është sepse është një rrugëtim i një gruaje që mendon se gjithçka ka mbaruar për të por është film mbijetimi''.
Aktorja e njohur Marjana Karanoviç, e cila nga regjisorë të shumtë shpesh quhet dhe si Legjenda e Ballkanit, për NIN të Klan Kosova, ka vlerësuar lartë prezencën e saj në PriFilmFest edicion i nëntë i filmit i cili po mbahet në Prishtinë.
Tutje Karanoviç shtoi se ndonëse ka një ndjenj të mosbesimit në mes qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, ajo tenton çdo herë për përmes aktrimit të thyej pak murin që sipas saj po vazhdon të ndaj këto dyja vende, transmeton Klan Kosova.
''Jam e ngazëllyer sepse kam miq këtu dhe ndihem shumë mirë sepse dy vendet tona kanë pasur vështirësi në raporte me njëra tjetrën. Qyetarët kosovarë dhe serbë kanë një ndjenjë të mosbesimit të njeri tjetrit të paragjykimit. Ndihem shumë mirë dhe nëse mund të thej pak nga ky mur që na ndan neve. Kam folur shqip në disa filma norvegjez, por ndoshta do të luaj një grua serbe në Prishtinë'', përfundon Karanoviç, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.