Lajmet e fundit

Në Zona B të Baton Haxhiut, analisti Ilir Mirena, ka thënë se nuk duhet të trembemi nga deklaratat e tilla siç ka bërë Kurti kohëve të fundit.
Sipas tij, kur përmendet termi ‘’luftë’’ nuk duhet të ketë kuptime konfliktesh me pasoja në njerëz siç ka qenë ajo e vitit 1999 në Kosovë.
‘’Mendoj që ne e kemi një maturim në shtet formim dhe nuk duhet të frikësohemi për një terminologji të tillë. ‘’
‘’Ne si shoqëri me një përvojë shtetformuese që kemi kriju nuk duhet të trembemi.’’
‘’Me kshyr holl e holl ne nuk na kanë pyet kurrë asgjë kur ka ndodhë dicka. Sa herë ka qenë një debat i tillë Kurti ka paralajmëru një konflikt të tillë.’’
‘’Ne duhet të mendojmë si një shtet i gatshëm edhe për situata të tilla të cilat mund të ndodhin. E jo të trembemi që si të përmendet lufta nuk duhet të mendojmë për CNN raportimet, kampet e të tilla gjëra.’’
‘’Kur e thotë një deputet lokal se do të ketë luftë, pushtohemi nga paniku. Nuk mundemi vazhdimisht të shtiremi si viktima. Askush nuk po e targeton si armik Malin e Zi.’’
‘’Nuk e di që Hashim Thaçi ka ushqyer opinionin me tema të mëdha. Kohëve të fundit ai është duke vepru në mënyrë liberale. Gjithësesi duke iu referu veprimeve të tij të fundit, deklaratat për të vrarët serb, për Kishën e Arkanit – preferoj ta quaj ashtu'', ka përfunduar Mirena, njofton Klan Kosova.