Lajmet e fundit

Analisti politik, Ilir Mirena, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, e ka dominuar debatin e sontëm mes kandidatësh për Kryetar të Gjakovës në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.
“Ka qenë argumentuese në atë që ka thënë, e dimë se ka një përvojë në poste qeverisëse”, tha Mirena.
“Ajo që ma ka habitur është pozicioni defanziv i zotit Gjini. Ai sonte më shumë u përgjigj na akuza që ia bënte Mimoza për qeverisjen e mëhershme të AAK-së.”.
“Nëse merren këta dy, Mimoza e ka dominuar zotin Gjini. Kurse Çaushi dhe Mimoza sikur e kanë kursyer njëri tjetrin bile në një moment u pajtuan se kundërshtar të përbashkët e kemi AAK-së.”.
Ndërsa për Çaushin, ai tha se ka qenë më i artikuluar dhe më i përmbajtur e më konkret se zotëri Gjini.
“Mimoza është elokuente, debatuese e fortë për shkak të përvojës. Edhe në pak akuza që ia bëri Gjini, pati argumente të fuqishme”.
“Kurse për kandidatin e AKR dhe LDK-së as që kisha vëmendjen aty”.
Ndërsa për mospjesëmarrjen e PDK-së në debat, Mirena tha se kjo tregon që, sipas tij, kjo parti është dorëzuar.
Mirena përfundoi duke thënë se deri tash janë parë si favoritë Gjini dhe Çaushi, por me performancën e sontme të Gjinit, përshtypja është që Gjini duhet këto ditë të punojë më shumë nëse e do balotazhin me Çaushin.