Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim të Elbasanit, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.Z., 62 vjeçare, e cila punonte si mirëmbajtëse në këtë institucion arsimor.
Sipas informacioneve të shpërndara këtë të martë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Megjithatë autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ka kryer veprimet paraprake në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes./Euronews.al
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.