Emisioni Prive Klan Kosova nuk i ik asgjë, kësaj radhe nuk i iki as edhe një dasmë që u mendua të mbahet në fshehtësi.
Bëhet fjalë për ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, dhe gruan e tij, Elmedinën.
Pos dasmës, Prive Klan Kosovës, nuk u iku as momenti kur çifti i ri kishte bërë fotografit e dasmës në një studio në kryeqytet.
Me të përfunduar fotosesioni ekipi i Prive Klan Kosova shkoi edhe në dasmë, duke sjellë momente të hareshme nga dasma e çiftit.
Aty këndoi shoku dhe kolegu i Mirdonit, Ard Gashi. Në mesin e shumë fytyrave të njohura që ishin të ftuar u vërejtën edhe ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa dhe Vullneti.
Çifti u shprehën të lumtur për kurorëzimin dhe dasmën që bënë, për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=GDqeF3LU6G0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.