Lajmet e fundit

Është miratuar sot në Kongresin e Partisë Socialiste statuti i ri i partisë.
Në këtë votim ka pasur vetëm tre vota kundër, nga Ben Blushi, Petrit Ago dhe Maqo Lakrori. Miratimi i statutit të ri zbeh shpresat për zgjedhje sa i takon kreut të Partisë Socialiste.
Pak minuta para miratimit të këtij statuti deputetja Arta Dade ka ashpërsuar tonet duke kërkuar caktimin e një date për zgjedhjen e kreut të socialistëve sipas parimit “një anëtar një votë”, shkruan shekulli. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh sepse nuk u votua rendi i ditës për Kongresin.
Pas votimit për statutin Kongresi do të votojë edhe për anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Afro 1500 delegatë do të zgjedhin 175 anëtarët e rinj të Asamblesë si dhe do të përcaktojnë qëndrimin në debatin për zgjedhjen ose jo të kryetarit të partisë.