28.10.2016 · përditësuar para 3565 dite1 min lexim
Me 61 vota “për”, asnjë kundër dhe 11 abstenime ka kaluar draft-rezoluta për vlerat e luftës së UÇK-së.
Ky dokument është përgatitur nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, njofton Klan Kosova.
Sipas këtij dokumenti që është miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duhet që brenda gjashtë muajve të miratohet Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së.
Në ndërkohë Kuvendi është duke i vazhduar punimet edhe gjatë ditës së sotme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.