Lajmet e fundit

Shkurtimi i murit për disa centimetra në Mitrovicë nisi të enjten pasdite.
Por ky mur në veri të Mitrovicës, duhet të hiqet i tëri dhe atë brenda muajit janar të vitit 2017, njofton Klan Kosova.
Këtë urdhër ndaj Qeverisë e dha kjo rezolutë e cila pas pajtimit të grupeve parlamentare të shumicës, u hodh në votim në Kuvend
Vetë propozuesi i debatit ditë më parë dhe rezolutës të enjten, Pal Lekaj, shpjegoi se shteti obligohet edhe për çështje tjera karshi situatës në veri të vendit.
Paraprakisht, pati reagime të forta sidomos ndaj Ministres së ngarkuar për Dialog, Edita Tahiri, të cilës deputeti Daut Haradinaj, thotë se ia zbuloi përmes një letre qëndrimin real që ajo e ka rreth Murit, e ku Tahirit duket se i mungon lidershipi.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Besnik Tahiri.