Lajmet e fundit

Me 58 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime është miratuar projektligji për Provimin e Jurisprudencës.
Në Kuvend ishin të pranishëm 61 deputetë, njofton Klankosova.tv.
Miratimi i projektligjit ndodhi pas debateve në mes të opozitës dhe pozitës, si dhe pas një pauze pasi në seancë nuk kishte kuorum për hedhjen në votim të këtij projektligji.