Lajmet e fundit

Me 60 vota për, me tre abstenime dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë projektligjin për shfuqizimin e ligjit për mbylljen e lojërave të fatit, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ligji ka shkuar në komision, ku pritet të shqyrtohet.
Veseli ka thënë se në seancën e radhës e cila do të mbahet në ora 18:30 pritet te votohet projektligji në lexim të dytë.