Lajmet e fundit

Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit për Integrime Europiane në të cilën u shqyrtua edhe Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes të Stabilizim Asociimit.
Ndërkaq gjatë kësaj mbledhjeje Klan Kosova njofton se pa asnjë diskutim është miratuar plani i punës për vitin 2016 nga Komisioni i Integrimeve Europiane e poashtu është miratuar edhe Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.
Gjatë mbledhjes kryetarja e këtij komisioni, Teuta Sahatçiu ka premtuar se në një të ardhme shumë të afërt do të organizojnë takime edhe me Shoqërinë Civile ku do të diskutohet në lidhje për Programin Kombëtar për MSA-në.
MSA pati edhe një varg ligjesh e projektligjesh të tjera për tu miratuar në këtë komision, ndër to është edhe Ligji për Procedurë Administrative dhe Projektligji për Menaxhimin e Financave për Publikun, njofton Klan Kosova.