28.02.2019 · përditësuar para 2712 dite1 min lexim
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, njofton Klan Kosova.
Për këtë fakt është ndjerë i lumtur edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi.
“Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund”.
“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën”.
“Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë”!
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.