Lajmet e fundit

Organizatorët e bisedimeve klimatike në Paris, kanë treguar për detajet e marrëveshjes së propozuar për ndryshimet klimatike.
Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, është shprehur se drafti final është “legalisht i detyrueshëm”, transmeton Klan Kosova.
Marrëveshja e draftit final është prezantuar nga delegatët ndërkombëtar që gjenden në Paris tash e dy javë.
“Nëse miratohet pakti për klimë globale atëherë kjo gjë do të ishte një kthese historike”, u shpreh Fabius.
Të njëjtën vlerësim këtij drafti ia dha edhe Presidenti francez, Francois Hollande.
“Marrëveshja vendimtare për planetin është tani këtu”.
“Franca bënë thirrje që të miratojë marrëveshjen e parë universale mbi klimën”, tha Hollande.
Edhe Sekretari i OKB-së, Ban Ki- Moon, u bëri ftesë të gjithë diplomatëve që ta përfundojnë këtë marrëveshje.