Lajmet e fundit

Është miratuar draft-rezoluta për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga Serbia.
Në mbledhjen e komisionit Ad-hoc për hartimin e kësaj rezolute, deputeti Sami Kurteshi foli edhe për takimin e thirrur të hënën nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli për mundësinë e krijimit të një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë, për të cilin tha se ishte hap i shpejtë.
Ndërsa, kryesuesi i këtij komisioni, Bilall Sherifi, u shpreh optimist se kjo rezolutë do të kalojë lehtësisht në Kuvend dhe do të marrë përkrahje nga deputetët.
Sherifi theksoi se edhe se kjo rezolutë është një dokument i veçantë dhe i ndarë nga ideja e kryeparlamentarit Veseli për krijimin e Tribunalit për Krimet Serbe në Kosovë, mirëpo sipas tij ekzistimi i një rezolute për gjenocidin serb padyshim do ta ndihmonte edhe punën e Tribunalit.
Nga ana e saj, deputetja Aida Dërguti ka propozuar që rezolutës t'i shtohet lista me masakra.
Deputeti Armend Zemaj tha se fokusi duhet të jetë të nxjerrja e rezolutës.