Lajmet e fundit

Buxheti i Prishtinës është miratuar sot pasdite pas një seance të përcjellë me mjaft kundërshtime, njofton Klan Kosova.
Më 28 vota për dhe 2 abstenime ky buxhet arriti të miratohej, ndonëse paraprakisht ishte bllokuar ng Kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Halim Halimi.
“LDK dhe PDK më në fund e panë që janë gabim dhe u tërhoqën nga propozimet e tyre”, tha asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, për klankosova.tv.
“Me këtë u bë e mundur që shumë projekte me rëndësi për qytetarët e komunës së Prishtinës të realizohen gjatë vitit 2018”, përfundoi ai.