Lajmet e fundit

Është zyrtare! Miranda Lambert dhe Evan Felker janë parë për herë të parë së bashku në publik, pas gati tre muajsh kur u raportua se ata janë në lidhje dashurie.
Lambert dhe Felker, të dy 34 vjeçar, ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin kur u panë bashkë në New York. Çifti në fotografitë që u publikuan nga revista Us Weekly shihen duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.
Madje në një moment, Felker edhe i pëshpërit diçka në veshë këngëtares të “Tin Man”, transmeton Klan Kosova.
Në muajin prill, po kjo revistë raportoi se këngëtarët e muzikës country kanë filluar një lidhje dashurie, pasi grupi i Felker, “Turnpike Troubadours” e hapi turneun e Lambert.
Një burim tha për revistën se gjërat mes të dyve thjesht ndodhën, edhepse Lambert, në një mënyrë ishte akoma me të dashurin e saj të atëhershëm, Anderson East.
Lambert dhe East u ndanë pas dy vjetësh lidhje dashurie.
Felker, po ashtu ishte akoma i martuar me Staci, kur nisi lidhjen me Lambert. Një burim kishte deklaruar për US po ashtu se bashkëshortja e Felker, Staci, e kishte zbuluar se bashkëshorti i saj ka nisur divorcin nga një revistë.
