Lajmet e fundit
Qendërmbrojtësi ka kaluar nga Atleico Madrid tek Inter për 15 milionë euro.

Mbrojtësi brazilian, Miranda edhe zyrtarisht mund të quhet lojtar i Interit.
Ish mbrojtësi i Atletico Madridit ka udhëtuar për në Milano ku është duke kryer testet mjekësore.
Kalimi i tij tek skuadra nga qyteti i modës peshon 15 milionë euro.
Me këtë nënshkrim neroazurët kanë shtrënguar radhët në mbrojtje, pasi Miranda konsiderohet një ndër mbrojtësit më stabil në botë, gjë që e ka dëshmuar sidomos dy sezonet e fundit tek Atletico Madrid.