Lajmet e fundit

Miranda Kerr dhe i dashuri i saj Evan Spiegel kanë bërë një hyrje të madhe së bashku në darkën shtetërore të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në natën e premte në Uashington, transmeton Klan Kosova.
Modelja 33 vjeçare dhe 25 vjeçari – Drejtor Ekzekutiv i Snapchat, ishin vetëm disa nga yjet që kanë marrë pjesë në darkën për nder të Presidentit të Finlandës dhe kryeministrave të Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës dhe Islandës.
Në këtë natë, Miranda postoi një selfie të saj dhe Evan, në llogarinë në Instagram ku ka shkruar “ne” bashkëngjitur me dy zemra.