Lajmet e fundit

Kanye West dhe Jay Z, duekt t’i kenë ftohur raportet në mes vete qysh kur West ka filluar lidhjen me Kim Kardashian, pesë vjet më parë.
Mirëpo ftohja e këtij raporti, pas një miqësie 16 vjeçare tek tani është vënë në dukje nga West, i cili në një turne të tij në Seattle të mërkurën ka pasur kritika ndaj reperit Jay Z.
“Mos më thirr pas grabitjes të më pyesësh se si po ndjehem. Dëshiron ta dish se si jam? Eja më vizito në shtëpi”, ka thënë Kanye,
West me këtë deklaratë, po i referohej grabitjes që i ndodhi në fillim të muajit tetor në Paris, kur gruaja e tij Kim Kardashian, ra pre e një vjedhjeje.
Stoli në vlerë prej 11 milionë dollarësh janë vjedhur nga apartamenti i saj në Paris.