25.09.2016 · përditësuar para 3598 dite1 min lexim
Hapja e muzeut nacional për Kulturën dhe Historinë Afriko-Amerikane të shtunën bëri bashkë presidentin që e nënshkroi ligjin për themelimin e muzeut dhe presidentin që vazhdon të jetë në zyrë në hapjen e tij.
Por, bashkimi i presidentit të 43-të dhe 44-të të SHBA-ve gjithashtu vëri në pah dy miq jo të zakonshëm mes dy çifteve presidenciale, njofton Klan Kosova.
Gjatë tetë viteve të kaluara, ish-presidenti George W. Bush dhe zonja e parë Michelle Obama janë parë shumë shpesh tepër të lidhur mes vete.
Në evente publike, dyshja shpesh mund të shihet ulur afër njeri-tjetrit, duke qeshur së bashku apo të kapur dorë për dore.
As ceremonia e së shtunës nuk përbënte përjashtim. Gjatë ngjarjes Zonja Obama iu hodh në përqafim Bush-it, derisa bashkëshortët e tyre i shikonin ata.
Kjo nuk ishte hera e parë që këta të dy shihen kaq miqësore, ka edhe shumë rate të tjera kur është parë afërsia mes tyre, shkruan CNN, përcjellë Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.