08.12.2015 · përditësuar para 3889 dite1 min lexim
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ishte pak më i hapur në dhënien e mundësive se si duhet të dilet nga kriza politike, krahasimisht të tjerëve, ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në Zona B të Klan Kosovës.
Ai ka folur edhe për takimin e tij e të kryekuvendarit të Shqipërisë Ilir Meta, me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Haradinaj shprehu mendimet e tij lidhur me marrëveshjet. Ne i ofruam mendimin se është Gjykata Kushtetuese që ofron mendimin për Asociacionin dhe së dyti është presidentja që duhet respektuar”, pohoi Minxhozi.
Ndërsa për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin, Minxhozi tha se nuk kishte një takim të drejtpërdrejtë me të.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.