Kylie Minogue dhe i fejuari i saj kanë bërë thirrje që Australia të lejoj martesën në mes të seksit të njëjtë, gjate një paraqitje në spektaklin muzikor më të famshëm të këtij vendi, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 48 vjeçare dhe aktori Joshua Sasse, 28 vjeçar, kanë lajmëruar fejesën e tyre në fillim të këtij viti.
Çifti janë betuar disa herë që do të shtynë martesën e tyre deri në legalizimin e martesës së të njëjtës gjini, në Australi.
Gjatë paraqitjes së tyre Minogue dhe Sasse kishin të veshura bluza në të cilat shkruante “Thoni Po në Brendësi”, njëkohësisht kanë nxitur që ky ndryshim të ndodh vitin që vjen.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.