Kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali është pritur në Kiev nga homologu i saj ukrainas, Andrii Sybiha.
Ministrja shqiptare, atje ka vizituar edhe Murin e Kujtesës.
“Pritja në Kiev nga miku dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ku u ndalëm pranë Murit të Kujtesës, për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës, aty ku gjen forcën dhe frymëzimin, qëndresa e sotme e popullit ukrainas”, shkruan ajo në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.