Lajmet e fundit

Në kohën kur Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar t`i mbledh informacionet e kërkuara, Ministria e Drejtësisë e Serbisë do t'i kalojë ato përmes bashkëpunimit ligjor tek autoritetet kompetente në Kosovë.
Kësisoj ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq i është përgjgigjur deklaratave të kryeprokurorit të Kosovës, Alexander Lumezi se Serbia nuk po bashkëpunon me organet e drejtësisë kosovare për zbardhjen e identitetit të vrasësit të Oliver Ivanoviqit.
Ajo ka shtuar se kërkesat e autoriteteve të Kosovës për sigurimin e disa informacioneve lidhur me vrasjen e Ivanoviqit u përcollën nga Ministria e Drejtësisë në Prokurorinë e Krimit të Organizuar për veprime të mëtejshme, transmeton Klan Kosova.