Lajmet e fundit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e integrimeve.
“Kroacia është përkrahëse e fuqishme e Kosovës, në veçanti kjo përkrahje është e rëndësishme në procesin integrues, marrja e përvojave të këtij procesi si dhe fuqizimi i bashkëpunimit për realizimin e Agjendës Evropiane të Reformave”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka shtuar se edhe më tej pret përkrahje edhe në komisione ku Kroacia është e pranishme duke promovuar të arriturat dhe duke i qëndruar krah Kosovës në procesin integrues, njofton Klan Kosova.
Ambasadorja Kapitanoviq deklaroi se Kroacia do të qëndrojë krah Kosovës në të gjitha proceset integruese duke i kontribuar mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, fuqizimit të paqes dhe mirëkuptimit në rajon dhe më gjerë duke shtuar se Kosova do ta ketë përkrahjen e Kroacisë për liberalizim.