Në vend të një ceremonie përmbyllëse për Fushatën Globale ''16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore'', ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zgjedhur një qasje ndryshe duke dërguar mesazh përmes një videoje.
''Jemi të vetëdijshëm që kemi bërë shumë, por kemi ende shumë punë përpara'', u shpreh ajo duke bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim mes burrave dhe grave për mbrojtjen e vajzave dhe grave, transmeton klankosova.tv.
''Sot dhe çdo ditë tjetër!'' ishte mesazhi i saj për të vazhduar angazhimin pa dallime gjinore.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.