Lajmet e fundit

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ka folur për herë të parë në lidhje me përvojën e saj të dhimbshme jetësore, të humbjes së fëmijës në vitin 2011.
Zonja Sturgeon tashmë 46 vjeçare, e cila nuk ka fëmijë, ka zbuluar për sekretin e saj për publikun se kishte përjetuar një abort, kur ajo ishte Zëvendës Ministre e parë, njofton Klan Kosova.
Ajo tha në detajet e saj të lejuara për t’u shkruajtur në një libër të ri që do të sfidonte supozimet e bëra në lidhje me gratë se:
‘’Ndonjëherë të paturit një fëmijë, thjeshtë nuk do të ndodhë- pa marrë parasysh se sa ne e dëshirojmë që të lindim’’, është shprehur Nicola Sturgeon, njofton Klan Kosova.