Lajmet e fundit

Ministria e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila aspironte për tetë vjet në detyrë, ndarjen e vendit të saj nga Britania e Madhe dhe bashkimin me Union dha dorëheqje nga pozita kryesore në qeverinë skoceze.
Vendim që shokoi të gjithë sipas saj ishte personal dhe në të mirë të skocezëve derisa pohoi se tani ka moshën e përkushtimit të saj në familje.
"Kur hyra në qeveri në 2007, mbesa dhe nipi im më i vogël ishin foshnje, vetëm pak muajsh. Ndërsa unë tërhiqem, ata do të festojnë ditëlindjen e tyre të 17-të. Tani që e mendoj, kjo është pikërisht mosha që tezja e tyre papritmas do të ketë më shumë kohë për ju", tha ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon.
Por, çfarë do të ndodhë me kauzën për të cilën luftoi gjatë, atë të pavarësisë se Skocisë nga Britania për të cilën gjykata supreme e Mbretërisë së Bashkuar nuk ia lejoi përmes një referendumi.
"Ne jemi në një moment kritik: bllokimi i një referendumi si rruga e pranuar kushtetuese drejt pavarësisë është një shtrirje demokratike. Por na e vendos përgjegjësinë për të vendosur se si do të mbrohet demokracia skoceze dhe për të siguruar që vullneti i popullit skocez mbizotëron", deklaroi Sturgeon.
Vendimi i papritur i Sturgeon bëri që ajo të zmbrapset edhe nga plani i saj që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare skoceze të mbante një referendum ‘de fakto’ për pavarësinë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.