Lajmet e fundit

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla ka deklaruar se rroga e saj këtë muaj do të shkojë për të përmbyturit.
Në një takim që kishte me drejtorët rajonale të arsimit ajo është shprehur se kemi nevojë për ndihma dhe në këtë aspekt do të japë vetë kontributin e parë, duke sakrifikuar rrogën mujore për të përmbyturit, shkruan Opinion.al.
Sakaq, ajo ka njoftuar se janë vendosur në dispozicion disa numra llogarie që të kontribuojë kushdo që ka mundësi kryesisht për rregullimin e shkollave të dëmtuara.