Lajmet e fundit

Ministria e Kulturës po planifikon të ndërtojë kullën e Shaban Manxhollit në Mikushnicë të Skënderajt ku bashkëluftëtari i Azem Galicës, Shaban Manxholli, e nisi veprimtarinë e tij si luftëtar.
Ky monument, i cili do të ngritet në pronën, ku sa ishte gjallë Shabani, i ka gëzuar shumë të afërmit e tij, njofton Klan Kosova.
Këtë projekt po e mirëpresin edhe në komunën e Skenderajt.
Pos kësaj kulle, në ministrinë e kulturës treguan se në plan për vitin e ardhshëm është edhe ndërtimi i disa momenteve të tjera në zonat e ndryshme të Kosovës.
Kronikë nga gazetari Rilind Matoshi