Lajmet e fundit

Ministrisa e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se një sulm izraelit në Gaza ka vrarë 20 palestinezë dhe ka plagosur 150 të tjerë.
Të vrarët thuhet se ishin në radhë për ndihma ushqimore, derisa ushtria izraelite ka thënë se po shqyrton raportin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë gjithashtu se të paktën 50 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në Khan Younis.
Izraeli ka zhvendosur pjesën më të madhe të operacioneve të tij ushtarake në jug pasi filloi të tërheqë forcat nga zonat veriore që thotë se tani i kontrollon kryesisht.