Lajmet e fundit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, dhe deputeti Islam Pacolli, janë mirëpritur të mërkurën nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me ç’rast u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi për gjashtë projektet madhore që kjo ministri do të realizoj në këtë komunë.
Bahtiri, falënderoi ministren Reshitaj, për implementimin e këtyre projekteve madhore në interes për qytetin e Mitrovicës, duke vlerësuar lartë punën e mirë që janë duke e bërë të gjithë ministrat nga radhët e AKR-së.
Reshitaj ka folur për listën e projekteve që ministria e saj do t’i realizoj në vitin 2018 e që janë: Kopshti Botanik; Ujësjellësi Shipol-Brus; Kanalizimi dhe ujësjellës të tjerë; Kanalizimi në Frashër, Rregullimi i shtratit të lumit Ibër; Rregullimi i shtratit të lumit Sitnicë dhe Ndërtimi i shtëpisë së peshkatarëve në liqenin akumulues në Suhadoll.