Ministri Shyqiri Bytyqi theksoi faktin se një ndër prioritetet e MAShT është gjithëpërfshirja dhe Ministria po bën përpjekje të vazhdueshme për mundësi të barabarta të qasjes në arsim për të gjithë.
Prandaj, aitheksoi se klasat e integruara, pra ato klasa ku janë të përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta, kanë nevojë për asistentë.
Sipas tij, trajnimet për këta asistentë janë përfunduar me një projekt të Luksemburgut dhe kërkohet vetëm kodi, në mënyrë që të fillohet puna në këtë drejtim.
Këshilli Ekonomiko-Social, me këtë rast, e mandatoi Komisionin profesional për aftësim dhe punësim që të punojë në vendosjen e kodit dhe brenda dy javësh t’i raportojë Këshillit.





