Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Arsim Barjami dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për angazhimin e studentëve të këtij universiteti në punë praktike.
Qëllimi i këtij memorandumi është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të UP-së në të gjitha fushat përkatëse që lidhen me Ministrinë e Arsimit dhe institucioneve vartëse të saj.
Mbi 100 studentë do të pranohen në këto punë praktike që do të zgjasin 3 muaj, dhe do të paguhen me pagë minimale të Kosovës.
Pas praktikës, studentët do të marrin certifikata dhe do t’i nënshtrohen një provimi sipas të cilit më të mirët do të mund të punësohen në këto institucione, raporton Klan Kosova.