Lajmet e fundit

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se pushtimi Ukrainës nga Moska ka të ngjarë të ndikojë negativisht në ekonominë e Rusisë.
Përditësimi i tij i fundit vjen pasi banka qendrore e Rusisë rriti normën e saj të interesit në një normë bazë prej 16 për qind, rritja e pestë që nga korriku i vitit 2023, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ministri thotë se inflacioni rus u “përshpejtua” në fund të vitit të kaluar dhe parashikohet të jetë gati dyfishi i objektivit të bankës për vitin 2023.
Ai vlerëson se lufta ka "shumë të ngjarë të ndikojë negativisht në perspektivën e ekonomisë ruse", me importet që rriten më shpejt se eksportet dhe rubla po zhvlerësohet.