Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në kontigjentin e parë të vaksinave Pfizer të blera nga qeveria janë 81 mijë e 900 doza.
Vitia mes tjerash bën të ditur se në vijim do të vijnë edhe më shumë vaksina teksa thotë se kështu po hymë në një cikël të ri, njofton Klankosova.tv.
"Sot mbërritën 81.900 doza të vaksinave Pfizer në vendin tonë. Kjo është sasia e parë e blerë nga Republika e Kosovës. Në vijim presim dhe shumë të tjetra deri në plotësimin e të gjithë sasisë".
"Vaksina ishte dhe është shpresa për ta kapërcyer të mbrojtur vjeshtën dhe dimrin që na pret përpara. Imunizimi është kyç për mbrojtjen e shëndetit të të dashurve tanë. Këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë. Kështu hymë në një cikël të ri që do të na hapë rrugë për të punuar, shkolluar e përmirësuar gjendjen në shumë fusha" është shprehur Vitia.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.